Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Përplasja në Manzë, ‘shokon’ gazetari i njohur: Rama e bën që ta marrin në telefon ndërkombëtarët

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se aksioni i sotëm i policisë në kampin e MEK në Manzë është një përpjekje për protagonizëm e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, ndërhyrja në kampin e muxhahedinëve është bërë një ngjarje për efekt ndërkombëtar, që Rama të marrë disa telefonata për të rinegocim të marrëveshjes për strehimin e tyre.

Nga pikëpamja e planit operacional nuk bëhet ashtu, ndërpriten dritat, interneti, nuk shkohet me kamera. Është një show dhe ka një efekt ndërkombëtar. Zv.ministri na e tha; ata duhet të rinegociojnë marrëveshjen me SHBA. SPAK ka dhënë urdhër për të gjetur prova, pra nuk kanë prova.

Aktivitetin politik kundër republikës islamike muxhahedinët e kanë bërë që ditën e parë dhe janë ata që kanë zbuluar se pjesa më e madhe e armatimit që shkon nga Irani në Rusi po përdoret në Ukrainë. Janë forca militare dhe paramilitare, nuk janë ca pleq. Por efekti është për të bërë show dhe rinegocim të marrëveshjes, tha gazetari.

Related posts
Lajme

Kërcënime nga ‘Brigadat e Veriut’ - ja kush fshihet prapa tyre!

Lajme

Përmbytjet në Greqi, dëmet e shkaktuara vlerësohen deri në 5 miliardë euro

Lajme

Osmani: Policia së pari, nëse na sulmon Serbia hynë KFOR-i

Lajme

Rekord në Francë, muaji shtator më i ngrohtë që nga 1900