Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Plane për këtë fundjavë?! Njihuni më parë me parashikimin e motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, Për ditën e Shtune vendi ynë do të vijojë të jetë Moti parashikohet fillimisht i kthjellët më pas në mesditë zhvillim të vranësirave mesatare deri të dendura. Përgjatë vijës bregdetare moti do të jetë i kthjellët.nën ndikimin e kushteve atmosferike te paqëndrueshme.

Përgjatë relieveve kodrinore – malore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje- juglindje të vendit reshjet hera-herës me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesën tjetër shi me intensitet të ulë me karakter lokal.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet jugor dhe lugina era intensive dhe shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.