Lajme

“Pleqtë e LDK-së” në sulm ndaj Lumirit? Pozhari paralajmëron skenarin që mund ta bllokojë shtetin

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka bërë disa kritika ndaj zhvillimeve brenda LDK-së, duke aluduar se përpjekjet për ta dobësuar kryetarin Lumir Abdixhiku mund të ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Sipas tij, një bashkërendim i mundshëm mes LDK-së dhe PDK-së do ta thellonte ngërçin politik, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Ja paskan mësy pleqtë e LDK-së me e rrëzu Lumirin.

Nëse ia arrijnë qëllimin, e bllokojnë zgjedhjen e presidentit dhe e çojnë vendin prapë në zgjedhje. Kuptohet, bëhen haptazi bashkë me PDK-në.

Nëse Lumiri ia del dhe pranon të jetë pjesë e qeverisjes, për ta votuar presidentin prapë mininalisht 3 vota do t’i ketë më pak.

Aleanca koston e lartë për presidentin: ndër të tjera, po i lyp 1 miliardë euro për kryeqytetin si fond emergjent. Saktësisht aq sa janë planifikuar të ndahen për ushtri.

Albini veç t’u kqyr seri!

Valla boll në zor je me këtë opozitë.

Të Ngjashme