Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Po përdhosin figurën”/ Është kthyer në një ‘himn’ gjatë ndeshjeve të kombëtares, Ylli Manjani shpërthen ndaj këngës së Adem Jasharit në stadium: Është e tmerrshme, s’ka lidhje me futbollin

Kënga ‘Mora Fjalë’ e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe kënduar nga Shkurte Fejza është kthyer në një himn të dytë, sa herë që luan Kombëtarja e futbollit.

Tifozët në stadium e kanë bërë traditë këndimin e vargjeve të këngës kushtuar heroit të UÇK-së Adem Jasharit, por edhe vetë lojtarët e këndojnë gjatë festës në dhomat e zhveshjes. Mejgithatë, duekt se jo të gjithë janë dakord me këtë fakt.

Një prej tyre është dhe Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, i cili ka folur me rezerva për këtë. Sipas tij, kënga nuk ka aspak lidhje me futbollin, e po ashtu është përdhosje e figurës së heroit të UÇK-së.

“Mund të më shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit te Kombëtarja e Futbollit?

Pa lidhje. Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Adem Jashari nuk ka qenë futbollist. Po të kishte qenë Panajot Pano. Dakord. Hajde, do e pranonim. Po ajo është një këngë e tmerrshme, çohu Adem. Pa lidhje. S’ka lidhje. Zero. Por ama po ta thuash këtë publikisht, do thotë që ti ke përdhosur [simbolet, të shkuarën, historinë]”, u shpreh Manjani.