Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës disaditore për arsye familjare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes.
Sipas Klan Kosovës, Krasniqi do të niset nga shtëpia e tij në Velani të Prishtinës në orën 14:00, ndërsa fluturimin e ka të paraparë për në orën 15:00.
Ai do të udhëtojë me aeroplan special, pas qëndrimit në Kosovë, ku vizita e tij u përcoll me emocione dhe diskutime lidhur me kufizimet për takimet me familjarët dhe bashkëluftëtarët.
