Aktuale

Po varroste kushëririn, hajduti i futet në makinë këngëtarit të muzikës popullore dhe i merr paratë (Video)

Këngëtari i muzikës popullore, Bledar Hoxhaj, ka rënë pre e një grabitjeje në Fier, në një moment tejet të vështirë për të dhe familjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ceremonisë mortore të kushëririt të tij të parë, të cilin Hoxhaj e përcillte për në banesën e fundit. Sipas denoncimit të bërë nga vetë këngëtari në rrjetet sociale, rreth orës 10:00, një person ka hyrë në automjetin e tij, një Audi Q5, ngjyrë gri e errët dhe ka marrë paratë që ndodheshin në portofolin e lënë brenda makinës. Sipas tij, autori është filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë fiksuar edhe momentin kur ai futet në automjet. Pas vjedhjes personi është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet Opel, ngjyrë gri e hapur.

Hoxhaj ka bërë apel për ndihmën e qytetarëve, duke kërkuar që kushdo që mund të ketë identifikuar personin, të ketë parë automjetin ose të disponojë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes të kontaktojë me të.

Reagimi i plotë:

Të Ngjashme