Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Po vjen stuhia, “mbyllet” plazhi, gjithçka nis sonte: Zonat që preken, ku duhet bërë kujdes

Vapa ka ikur tashmë, bashkë me gushtin dhe temperaturat kanë rënë dhe pritet të bien edhe më tej gjatë orëve në vijim. Vendi parashikohet të “pushtohet” nga moti i keq duke nisur nga orët e vona të mbrëmjes së sotme deri nesër paradite, ku në zona të caktuara do të ketë edhe shira të rrëmbyeshëm në formë stuhie.

Nga stacionet meteorologjike rajonale mësohet se reshjet e dendura do të nisin pak pas mesnatës së sotme në zonën e Velipojes dhe Lezhës dhe më pas do të zbresin gradualisht drejt jugu duke përfshirë të gjithë Ultësirën Perëndimore dhe Tiranën.

Reshjet në këto zona do të jenë të dendura dhe me erë në formë stuhie. Gjithçka do të zgjasë deri në mëngjesin e së martës.

Zonat që do të preken më shumë janë Velipoja, Lezha, Fushë Kruja dhe Tirana, ndërkohë që një vatër tjetër shirash dhe stuhie do të krijohet në mes orës 03:00-06:00, e cila do të godasë të gjithë bregun e Vlorës deri në Sarandë me shira të rrëmbyeshëm dhe erë.