Lajme

Policia ndalon një person në Han të Elezit nën dyshimin për kalim të paligjshëm të kufirit

Një rast i kalimit të paautorizuar të kufirit është raportuar në Han të Elezit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 5 nëntor 2026, rreth orës 15:30, gjatë patrullimit në këtë zonë, zyrtarët policorë kanë vërejtur dhe ndaluar një person të dyshuar, mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte kryer veprën penale të kalimit të paautorizuar të kufirit.

Pas ndalimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejshme, transmeton “Bota sot”.

Në konsultim me prokurorin kompetent, ndaj tij është iniciuar rasti, ndërsa pas përfundimit të procedurave fillestare është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet në procedurë nga organet kompetente.

Të Ngjashme