Lajme

Pozhari i bën thirrje Kurtit: Jepja Presidencën, sepse nuk janë të interesuar për të bashkëqeverisur me dikë që i ka 16 euro në konto

Analisti politik Xhevdet Pozhari në një postim të tij në facebook i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke i thënë që t’ua ofrojnë pozitën e Presdentit opozitës, në vend se të shkoj në zgjedhje.

Pozhari shkruan se opozita nuk janë të interesuar të bashkëqeverisin me Albin Kurtin, sipas tij, ata janë milionerë, biznesmenë të maskuar si politikanë ose veç masha të oligarkëve.

Postimi i plotë:

Era zgjedhje! Albin, kot ju bën ftesa për Presidentin. Janë të njëjtit si pas 9 shkurtit, si pas 28 dhjetorit. Të gjithë kundër teje. Mbajnë shpresë se do të arrijnë ta zbehin fuqinë tënde politike. Duan tët bllokojnë me çdo kusht, pa zgjedhur mjete.

Por, megjithatë, ti ofrojau Presidencën! Le ta sheh edhe vetë populli që këta nuk janë të interesuar për të bashkëqeverisur me dikë që i ka 16 euro në konto. As që duan të dëgjojnë se atdhetarët e dikurshëm e kanë shkrirë jo veç pasurinë, por çdo gjë që kanë pas për shqiptarinë.

Këta janë milionerë, biznesmenë të maskuar si politikanë ose veç masha të oligarkëve. Duan dikënd si vetvetja. Ballafaqimi me ty është sikur tua kthesh pasqyrën që t’i shohin të bëmat e tyre… Asociacionin, Gjykatën Speciale, bandat terr*risțe që dikur operonin në veri, strukturat paralele, dinarin, pritjet e gjata që Lista Serbe të vjen nga Rashka për t’ua bërë Qeverinë, etj.

Me pak fjalë, në atë pasqyre e shohin shëmtinë e tyre.

Por, ti prapë, ofrojau Presidencën. S’do ta pranojnë! Ti je “pengesë”!

Të Ngjashme