Lajme

​Presidenca pranon Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka pranuar Ligjin për Specialen.

Kjo është konfirmuar nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

Ai deklaroi se presidentja veprimet do t’i ndërmerr brenda afatit ligjor.

“Kuvendi i Kosovës, sot, e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, tha Kupina.

Kujtojmë, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, sot ia ka përcjellë ligjin për dekretim presidentes Shiroka-Pula.

Ligji për Specialen, me ndryshimet e miratuara më 6 tetor në Kuvend, parasheh, ndër të tjera, kufizimin e mandatit të Speciales, transferimin e rasteve që nuk hyjnë në juridiksionin e tyre tek institucionet e drejtësisë në Kosovë, si dhe kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim.

Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet heqje lirie.

Të Ngjashme