Lajme

Presidenti iranian thotë se Teherani është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimin me Anakaranë

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i ka thënë homologut të tij turk, Presidentit Recep Tayyip Erdogan, se Teherani është gati të zgjerojë bashkëpunimin me Ankaranë në një mënyrë që i shërben interesave të përbashkëta dhe rrit sigurinë rajonale, raporton IRNA.

Në një mesazh urimi me rastin e Ditës Kombëtare të Turqisë, Pezeshkian theksoi lidhjet historike, kulturore dhe fetare midis dy vendeve.

Ai shtoi se marrëdhëniet midis fqinjëve mund të thellohen me një vullnet të përbashkët politik.

Pezeshkian i tha Erdoganit se Irani gjithmonë ka theksuar zhvillimin e marrëdhënieve me Turqinë dhe e konsideron atë një partner strategjik, raporton IRNA.

Të Ngjashme