Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian u ka bërë thirrje vendeve myslimane të forcojnë bashkëpunimin rajonal kundër “agresionit izraelit” dhe përpjekjeve të mbështetura nga SHBA-të “për të ndarë” Lindjen e Mesme.
Duke folur në një takim në Teheran me ministrin saudit të mbrojtjes Khalid bin Salman, shefin e ushtrisë së Pakistanit Asim Munir dhe shefin e inteligjencës turke Ibrahim Kalin, Pezeshkian tha se Irani është gati të mbështesë forcimin e unitetit, sigurisë dhe zhvillimit midis kombeve myslimane, shkruan Al Jazeera.
Ai dënoi sulmet izraelite në Gaza, Liban, Iran dhe pjesë të tjera të rajonit.
Irani nuk kërkon armë bërthamore, por këmbëngul në të drejtën e tij për të ndjekur aktivitete bërthamore paqësore sipas Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore , shtoi Pezeshkian.
Ai kritikoi “politikat kontradiktore të SHBA-së”, duke përfshirë angazhimin në negociata, ndërkohë që sulmoi Iranin dhe objektet e tij bërthamore.
