Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prishtina përzgjidhet nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030

Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030.

Rreth kësaj ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e cilësoi si arritje historike.

Kurti gjithashtu uroi të gjithë për këtë arritje.

“Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve!”, shkroi Kurti.