Lajme

Protesta në Tiranë jashtë kontrollit, molotovë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe flakë në dy kate të ndërtesës

Ndërtesa e Ministrisë së Arsimit është sulmuar me molotov nga protestuesit, duke shkaktuar zjarre në katin e parë dhe të dytë, ka raportuar A2 CNN.

Protestuesit bërtisnin në kor “Digje! Digje!”, teksa ndaj ndërtesës hidheshin lëndë plasëse.

Pas disa minutash, forcat e policisë ndërhynë duke larguar demonstruesit dhe duke u vënë në lëvizje për të shuar zjarrin.

E gjithë Rruga e Durrësit është shndërruar në një arenë përplasjeje mes studentëve protestues dhe policëve, për të dytën ditë radhazi tashmë.

Më parë tubuesit shkatërruan degën e një banke të nivelit të dytë aty pranë, duke thyer derën kryesore dhe duke nxjerrë dokumente nga raftet.

Deri tani nuk ka njoftim zyrtar nga ana e policisë për persona të arrestuar, por gjatë ditës ka pasur shoqërime.

Të mërkurën protestuesve iu bashkuan studentë nga Universiteti i Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe gjimnazistë.

Të Ngjashme