Lajme

Protesta vazhdon për të 18-tën natë në Prishtinë

Qytetarë të shumtë janë mbledhur të shtunën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke vazhduar protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Ky është tubimi i 18-të i organizuar radhazi në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit. Protestuesit e konsiderojnë vendimin të padrejtë dhe kërkojnë ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Gjatë ditës, platforma “Liria ka emër” zhvilloi një aksion para Kuvendit të Kosovës, ku u bë thirrje deputetëve që të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e ndryshimeve ligjore.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Ndërkohë, më 2 tetor, Qeveria e Kosovës deklaroi se nisma e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk përballet me pengesa ligjore.

Ndryshimet e propozuara ende nuk janë miratuar në Kuvend. PDK-ja, ndërkohë, ka bërë të ditur se mbështetjen për zgjedhjen e presidentit e lidh me miratimin e këtyre ndryshimeve.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.

Të Ngjashme