Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Protestë në Beograd, një pjesë e opozitës kërkon anulimin e zgjedhjeve në kryeqytetin serb

Një numër i madh qytetarësh kanë protestuar të hënën në qendër të Beogradit, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura në kryeqytetin serb më 17 dhjetor.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” e thirri këtë protestë, pasi pretendon se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Beograd “është rezultat i vjedhjes së zgjedhjeve”.

“Ne nuk duam dhe nuk guxojmë t’i njohim zgjedhjet në Beograd, sepse janë kundër ligjit, janë keqpërdorur njerëz nga vendet e tjera”, tha përfaqësuesja e koalicionit “Serbia kundër dhunës”, Marinika Tepiq, gjatë protestës para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ).

Ajo deklaroi se koalicioni i saj ka “dhjetëra mijëra prova” për rishkrimin e vullnetit elektoral të qytetarëve.

“Ne kemi prova dhe kërkojmë anulimin e zgjedhjeve të Beogradit”, tha Tepiq para se disa nga përfaqësuesit e koalicionit opozitar të hynin në selinë e KRZ-së për ta paraqitur kërkesë për anulimin e zgjedhjeve./REL/