Lajme

Protestuesi mbetet pa ndjenja nga goditjet e një grupi policësh

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve po vazhdojnë edhe në ditën e katërt të protestës në Shqipëri.

Në një video të publikuar nga mediat në Shqipëri, shihen një grup policësh duke ndjekur me vrap një protestues. Gjatë ndjekjes, ai rrëshqet dhe rrëzohet në tokë, ndërsa policët e godasin me shkopinj gome.

Pamjet, të xhiruara në afërsi të vendit të njohur si “Piramida”, tregojnë se protestuesi më pas mbetet pa ndjenja në tokë.

Më herët, dy policë u pezulluan për shkak të ushtrimit të dhunës së tepruar ndaj protestuesve.

Të Ngjashme