Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat sot në Kuvendin e Shqipërisë duke miratuar projektrezolutën mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Rezoluta u miratua me 114 vota pro dhe 1 abstenim.
Deputeti që abstenoi ishte Bujar Leskaj nga Partia Demokratike.
Miratimi i rezolutës shënon një moment të rëndësishëm konsensusi politik në një periudhë kur përplasjet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike janë të theksuara.
Dokumenti parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhimin e përbashkët të institucioneve dhe forcave politike për të avancuar procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Rezoluta thekson nevojën për një dialog politik e shoqëror me synim krijimin e një konsensusi kombëtar rreth prioritetetve europiane./rtsh.al/
