Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Sport

Pse zihet me Luiza Gegën në stadium? Taulant Stërmasi tregon polemikat me kampionen

Trajneri i atletikës, Taulant Stërmasi ka rrëfyer këtë të enjte në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, jetën e tij përtej sportit, njohjen me bashkëshorten e tij Luiza Gega, dhe “sherret” mes tyre.


Stërmasi tha se arsyeja pse debaton përherë me Luizën është stërvitja dhe fëmijët.

Sipas tij Luiza kërkon që fëmijët që në moshë të vogël të punojnë for, ndërsa ai vetë ëhstë më tolerant dhe ia lë kohës të ardhmen.

Pjesë nga biseda:

Stërmasi: Do jem gjithë kohës, dua të kem gjithmonë njerëz të rinj, besoj Liza do të jetë aty, pasi edhe ajo besoj do të jetë trajnere e sukseshshme. Lufta ime me Lizën është që ne të bëjmë sportistë më të mëdhenj. Ajo i mendon disa gjëra ndryshe në disa pikëpamje. Liza ka qejf që të vegjël ata të bëhen punëtorë të mëdhenj, unë jam më i butë me fëmijët, pastaj bëhem ekstrem.

Borakaj: Kur është kjo mosha?

Stërmasi: Kur bëhesh gati, që do të thotë që rezultatet tuaja vijnë vetë. Ne nuk përgatisim sportistë, ne punojmë më shumë teknikë, lojëra me fëmijët që dalëngadalë kush është më i talentuar fillon dhe shpërthen pak.