Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Publikohen momentet e fundit të pasagjerëve brenda nëndetëses “Titan”, në errësirë të plotë dhe…

“Pasagjerët e nëndetëses fatkeqe Titan ndoshta i kaluan momentet e tyre të fundit në errësirë ??të plotë dhe duke dëgjuar muzikën e tyre të preferuar,” sipas Christine , gruaja e biznesmenit pakistanez Shahzada Dawood.

Christine zbuloi për New York Times sesi obsesioni i familjes me rrënojat e Titanikut çoi në vendimin e tyre për të bërë udhëtimin fatal.

Interesi i tyre filloi pasi vizituan një ekspozitë të Titanikut në Singapor në vitin 2012 dhe u nxit më tej nga një udhëtim në Grenlandë në vitin 2019, ku ata ishin të intriguar nga transformimi i akullnajave në ajsbergë.

Ajo thotë se familja hasi në një reklamë të OceanGate që ofronte udhëtime në rrënojat. Fillimisht Christine do të shoqëronte burrin e saj miliarder në udhëtim, por me pas vendin e saj e zyri djali i tyre 19-vjeçar Suleman.

Pavarësisht kostos së lartë të udhëtimit, eksperienca e pasagjerëve në Polar Prince, anijen mëmë, që i parapriu nisjes së nëndetëses ishte gjithçka tjetër veçse luksoze. Ata flinin në dhoma të ngushta me krevate marinari, hanin vakte të vogla dhe merrnin pjesë në takime të dyfishta nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00.

Christine raportoi se shumica e takimeve u fokusuan në sigurinë e nëndetëseve. Christine raportoi se pasagjerëve iu dhanë mësime sigurie, duke përfshirë informacionin për kolapsin e presionit.

Pasagjerëve u ishte thënë që në fillim se dritat e nëndetëses do të fiken për të kursyer energjinë e baterisë, por ata do të ishin në gjendje të vëzhgonin për krijesa të ndritshme në det.