Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qeni sulmon 12-vjeçarin në Elbasan, procedohet penalisht pronari

Dy persona janë proceduar penalisht në prokurorinë e Elbasanit, për shkak se qentë që ata mbanin sulmuan dhe kafshuan dy qytetarë.

Rastet e shkëputura nga njëra tjetra kanë ndodhur respektivisht në Cërrik dhe prrenjas. Policia bën me dije se procedimi në gjendje të lirë nisi për një 31-vjeçar në Cërrik, pasi qeni i tij kafshoi një 12-vjeçar. Ndërkohë që rasti i dytë ndodhi në Prrenjas, ku në prokurori u referuan materialet për një 47-vjeçar, qeni i të cilit sulmoi një kalimtar të moshës 60-vjeç.

Dy personat në fjalë do të hetohen në gjendje të lirë në lidhje me rastet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 31 vjeç, banues në Cërrik, pasi qeni që ai mbante, në rrugë, ka kafshuar në këmbë një 12-vjeçar./euronews.al

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 47 vjeç, banues në Prrenjas, pasi qeni që ai mbante, në rrugë, ka kafshuar një shtetas 60 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.