Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Qeveria Kurti nuk ka thyerje”/ Tali “godet” opozitën!

Analisti Driton Tani në një intervistë për “Bota sot” foli mbi opozitën dhe thirrjet e tyre për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Paritët opozitare në Kosovë po kërkojnë me patjetër rrëzimni e Qeverisë Kurti, me pretekstin se kjo qeveri vetëm skandal po prodhon.

Ai tha se edhe pse thirjjet e tyre janë normale, opozita është e brishtë dhe fragjile, që nuk janë në gjendje t’ia imponojnë mazhorancës zgjedhjet e reja.

Nga ana tjetër, ai deklaroi se brenda qeverisë Kurti nuk ka thyerje e cila do t’ia impononte dorëheqjen.

“Jetojmë në demokraci dhe pluralizëm. Pushtetin askush nuk mund ta marri me tapi apo ta trashëgojë, por duhet ta fitojë në garën e vazhdueshme politike ndërpartiake.

Andaj, konform kësaj që thash, thirrjet e opozitës për zgjedhje të reja, janë krejt normale. Secila parti opozitare në përshkrim të punës e ka marrjen e pushtetit.

Por se kjo opozitë aktuale e brishtë dhe fragjile a do të jetë në gjendje t’ia imponojë mazhorancës zgjedhjet e reja, këtu jam shumë skeptik, gjykuar nga kjo qe kam parë deri tashti. Sepse opozita pos që nuk ka unitet (tek e fundit kjo është e kuptueshme sepse janë parti të ndryshme me agjenda të ndryshme) por edhe sikur këto thirrje nuk i kanë përnjëmend.

Nga ana tjetër te Qeveria Kurti 2 nuk shihet ndonjë thyerje e cila do t’ia impononte dorëheqjen. Edhe me tutje z Kurti shihet si lider i pa cenueshëm. Aty-këtu i dalin disa sfida qoftë me disa deputetë të caktuar apo ministra, por jo edhe të atij nivelit që do ta thyenin atë me Kabinetin Qeveritar apo përçanin me Grupin Parlamentar të koalicionit qeverisës. Andaj unë pres që Qeveria Kurti 2 ta vazhdojë punën e saj, u morë vesh nëse diçka drastike në ndërkohe nuk ndryshon”, shprehet ai.