Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qeveria miraton propozim-vendimin për themelimin e Muzeut për dokumentimin e krimeve të Serbisë në Kosovë

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentimin si dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë tha se kjo është e një rëndësie të veçantë, pasi bëhet dokumentimi dhe prezantimi i krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Themelimi i këtij grupi punues, gjithëpërfshirës me përfaqësim të qeverisë qendrore, akademike, profesionale dhe shoqatat do të hapë rrugë drejt zhvillimit bazë për institucionin muzeorë i cili do të bëj dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë për këtë temë me rëndësi për shqiptarët e vendit tonë”, ka thënë Kurti gjatë mbledhjes.

Edhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku tha se prezantimi i krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, është një hap të rëndësishëm për dokumentimin e historisë së vendit tonë.

“Kjo paraqet një dokumentim të rëndësishëm, prezantimin e krimeve të ish Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, një hap të rëndësishëm për dokumentimin e historisë sonë dhe prezantimin e saj për qytetarët dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie dhe kujtese tek brezat e ardhshëm”, ka thënë Çeku.