Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Qytetarët e Leposaviqit në protestë me shirita të verdhë rreth krahut

Në protestën e sotme, disa qytetarë të Leposaviqit kanë mbajtur shirita të verdhë me yllin e Davidit, që është simbol i vuajtjeve të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.

Siç thonë ata, “kanë dashur të vënë në dukje vuajtjet e serbëve në Kosovë”.

Qytetarët e Leposaviqit po protestojnë dhe po kërkojnë lirimin e serbëve të cilët të hënën u arrestuan në Zveçan, por edhe që kryetarët shqiptarë dhe forcat speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Një numër i qytetarësh janë mbledhur para ndërtesës së komunës.Pjesëtarët e KFOR-it po sigurojnë ndërtesën e komunës në Leposaviq dhe rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm e kanë siguruar zonën me tela shtesë gjemborë. Pas ushtarëve të KFOR-it janë ende autoblinda të njësive speciale të Policisë së Kosovës.


Related posts
Lajme

​Një metër dru po shitet deri në 65 euro, qytetarët ankohen për çmimin dhe mashtrimet në matje

Lajme

Osmani dhe Taha flasin për njohjen e Kosovës nga shtetet e OIC-së

Lajme

Tensione në kufirin Liban-Izrael: Sulme me bomba tymuese

Lajme

Gërvalla takon kryediplomatin Gerapetritis: Greqia është aktor kryesor në rajonin tonë