Qytetarët në Podujevë shprehën keqardhje, por edhe indinjatë në lidhje me përleshjen e armatosur në Podujevë, që la katër të plagosur.
Qytetari Behram Kolla i quajti katastrofë të shtënat më armë midis sheshit të Podujevës.
Kolla: Katastrofë, pasha Zotin!
“Katastrofë, Pasha Zotin po, kështu vaki s’ka bo, pa kurgjo hiq në mes të sheshit e popullit me gju kallasha, katastrofë”, tha Kolla.
Një tjetër qytetar, Ukshin Hoti, e sheh shqetësuese që njeriu të frikësohet të dalë në qytet të vet.
Hoti: Me u tut njeriu me dalë në vend të vet është shumë keq
“Ata që veprojnë kështu, ata nuk duhet me jetu këtu. Ata i kisha hek prej këtij vendi, i kisha qu në njëfarë xhunglle. Se në këtë liri, me u tut njeri me dal në vend të vetë është shumë keq”, tha Hoti.
Ngjashëm mendon edhe qytetari tjetër Halim Morina.
Morina: Menjëherë të kapen e të dënohen
“Vetëm i lumi Zot ka të drejtë, se ai na ka dhënë shpirtin edhe ai na e merr. Ndërsa bandat që dalin me armë nëpër qytet e gjuajnë e vrasin, atë të fajshmin e të pafajshmin e kudo që gjejnë në rrugë, çfarë lyp ai? Ato duhet me i eliminuar, duhet me me, nuk po them me vra, menjëherë me kapë e me çu 30 vjet burg me dënu”, tha ai.
Katër persona janë plagosur në Podujevë pas një përleshjeje të armatosur në qendër të këtij qyteti rreth orës 13:30, thanë autoritetet.
Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se motivi i kësaj ngjarjeje dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje paraprake, ndërsa të dyshuarit kanë lidhje familjare nip dhe dajë, ndërsa motivi i dyshuar i kësaj çështje lidhet me një mosmarrëveshje paraprake.
Tre nga të plagosurit ishin të përfshirë në të shtënat me armë zjarri, ndërkaq një tjetër ishte kalimtar rasti.
Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,
“Ata kanë pësuar plagë të rënda, por gjendja e tyre shëndetësore “është stabile për momentin”, tha drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
