Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Raci: Aleanca me Amerikën duhet të ruhet si sytë e ballit

 
   

Dinari, i ka krisur raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hyrja në fuqi më 1 shkurt e Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta sidomos tek faktori ndërkombëtar.

Ky vendim u tha nga zyrtarët e lartë amerikanë, se do ta prekë cilësinë e partneritetit mes Kosovës dhe ShBA-në.

Analisti politik Gazmir Raci, tha në Rubikon se “Aleanca me Amerikën duhet të ruhet si sytë e ballit”.

“Kjo është e padiskutueshme. Dhe, nuk besoj që ka dikush në Kosovë që e konteston këtë, madje as kryeministri dje nuk e kontestoi aleancën dhe partneritetin me ShBA-në”, tha Raci.