Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama e konfirmon anulimin e takimit: I kërkova Kurtit tjetër format, Kosova po rrezikon sanksione

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndryshojë formatin e takimit për nesër, mirëpo që ky i fundit nuk ka pranuar një gjë të tillë.

Rama, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, tha që i propozoi Kurtit që ta zhvillojë një takim të formatit më të ngushtë për shkak të situatës së jashtëzakonshme.

“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euro-atlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur pasdite me Josep Borrell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me Ministra të Jashtëm dhe atë të Mbrojtjes për të diskutuar pikërisht me këtë situatë, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike, në një pikë të paimagjinueshme. Kjo e fundit ka vënë gishtin në butonin që do të vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë”, ka deklaruar ai.