Aktuale

Rama ndryshon mendje: Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca janë përjashtur nga …

Pas paqartësive që shoqëruan përfundimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ka dalë me një sqarim të ri, duke konfirmuar se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e forumeve të partisë.

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca janë përjashtuar nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste.

Edhe pse në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare nuk u zhvillua votimi për përjashtimin e tyre, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka sqaruar tashmë se Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë.

Fillimisht, Klosi deklaroi për mediat se Spiropali vijonte të ishte anëtare e Partisë Socialiste, çka krijoi përshtypjen se kërkesa e Ramës për përjashtim ishte shtyrë.

Por me një deklaratë të re, sekretari i përgjithshëm ka sqaruar se qëndrimi i partisë është për largimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga forumet, ndërsa anëtarësia e tyre në PS nuk vihet në diskutim.

“Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit për median ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia.

Fakti që nuk u votua në Asamble eshte shume i thjeshte. Tre shokë që ishin kundër parimisht për përjashtimin u shprehën lirisht dhe në mbyllje gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti ndërsa të tjerat janë konsum mediash që mund ta mbulojnë diellin me shoshe vetëm që u bë natë”, deklaron Klosi.

Sipas informacioneve nga mbledhja, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë kundërshtuar përjashtimin e Spiropalit, duke argumentuar se Partia Socialiste duhet t’i zgjidhë mosmarrëveshjet brenda saj dhe jo përmes masave përjashtuese. Pavarësisht kundërshtimit të tyre, Klosi ka konfirmuar se Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e forumeve të Partisë Socialiste, ndërsa do të vijojnë të mbeten anëtarë të saj.

Në përditësim…

Të Ngjashme