Lajme

Rama nuk tërhiqet përballë protestuesve: Do të jemi këtu deri në ditën e fundit të qeverisjes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke iu përgjigjur kërkesave të protestës, ku kërkohet dorëheqja e tij e menjëhershme dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, deklaroi se nuk e njeh gjuhën e forcës, dhunës dhe imponimit.

Kreu i qeverisë u shpreh i hapur ta rishikuar Paktin për Universitetin, si dhe bëri me dije se do të hapet një dritare dixhitale për dialogun.

Rama tha se kjo shumicë qeverisëse do të jetë këtu deri në ditën e fundit të qeverisjes, ndërsa u shpreh se është i gatshëm për dialog, kur të duan dhe ku të duan ata që protestojnë.

Të Ngjashme