Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Rama: Pa lirimin e policëve, s’ka përparim

Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar sot në Bruksel, ku ka zhvilluar takime me kreun e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takime me dyshen evropiane ka zhvilluar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa takim mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk pati.

Megjithatë, Borrelli doli në konferencë për media pas këtyre takimeve, ku tha se palët kishin qëndrime të kundërta për sa i përket de-përshkallëzimit të situatës mes dy vendeve.

Por, ai tha t’i ketë thënë Vuçiqit që tre policët e rrëmbyer kosovarë duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.

E për këto zhvillime ka reaguar kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ai tha se pa lirimin e tre policëve, nuk ka kurrfarë mundësie që të ecet përpara.

Madje, Rama kërkoi nga Franca dhe Gjermania që të veprojnë fuqishëm.

“Pa largimin e tre djemve shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! Por gjëja e parë në radhë të parë: LIRONI 3 POLICËT”, theksoi Rama në Twitter

Related posts
Lajme

Presidenca për procesin e Kryeprokurorit: Presim nga KPK të adresojë shkeljet procedurale në proces të ri për Kryeprokuror

Lajme

Këta janë 6 aktivistët e PSD-së që u arrestuan nga Policia

Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi, dyshohet për përfshirje në Masakrën e Dubravës

Lajme

Policia sulmoi gazetarët me sprej dhe mjete të forta