Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama për vdekjen e Berlusconit: Lamtumirë mik i mirë i Shqipërisë

Kryeministri iShqipërisë, Edi Rama pas vdekjes së ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, ka thënë se ai ishte mik i mirë i Shqipërisë.

“Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Berlusconi vdiq sot në moshën 86-vjeçare, derisa ishte duke u trajtuar në spital në Milano

Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset është kthyer në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.

Shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm viteve të fundit. Ndërkohë, kishte katër ditë që ishte duke u trajtuar në spital.