Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama: Po presim reagimin e KFOR-it

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se po pret reagimin e KFOR-it për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Po ashtu, tha se shteti që ai udhëheq, ka linjën e njëjtë me bashkësinë euroatlantike “që bombardoi dhe krijoi shtetin e Kosovës”.

Rama shkroi në Twitter të mërkurën se kushdo që kërkon t’i hidhet benzinë zjarrit, nuk do t’ia dijë “as për Kosovën e as për Shqipërinë”.

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë. Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat”, shkroi kryeministri Rama.