Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Raporti i BE-së për klimën: Korriku, muaji më i nxehtë në histori

Korriku i vitit 2023 është shpallur zyrtarisht muaji më i nxehtë ndonjëherë në Tokë, sipas hulumtimit nga monitoruesi i klimës i Bashkimit Evropian.

Copernicus, gjurmuesi i të dhënave klimatike në të gjithë globin për BE-në, tha se temperaturat ditore ishin rritur në mënyrë drastike që nga viti 1940, që ka kaluar të gjitha vitet e tjera në atë që tani konsiderohet vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë.

Studimet tregojnë, se dita më e nxehtë e muajit ishte 6 korriku, kur temperatura mesatare globale arriti në 62.74 gradë, e ndjekur nga disa ditë nxehtësi ekuivalente, raporton Upi.

Kjo temperaturë mesatare mund të duket relativisht e butë në pamje të parë, por kur merret si mesatare globale, kjo tregon se planeti është mjaftueshëm i ngrohtë.

Temperatura mesatare globale është ngritur që nga prilli dhe filloi të arrijë nivele të paprecedentë rreth majit, duke çuar në një sërë raportesh alarmante nga vëzhguesit e klimës në botë në muajin e kaluar.

Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike, fajësoi emetimet e karbonit për ngrohjen e vazhdueshme të planetit për më shumë se gjysmë shekulli.

Raport tjetër shqetësues i klimës u publikua javën e kaluar nga Copernicus Marine Service, i cili ka tërhequr vëmendjen ndaj ngrohjes së shpejtë të Detit Mesdhe, ku edhe ka bërë që temperaturat e oqeanit në rajon të rriten në nivele rekord.

“Temperaturat rekord janë pjesë e trendit të rritjes drastike të temperaturave globale”, tha drejtori i Copernicus, Carlo Buontempo.
“Emetimet antropogjene janë në fund të fundit shkaku kryesor i këtyre temperaturave në rritje”.

Meteorologët e Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës thonë se, stuhitë në mbarë botën priten të vazhdojnë – potencialisht në fund të vjeshtës dhe fillimin e dimrit.

Temperaturat ekstreme u ndjenë edhe gjatë javës së parë të gushtit.

Sipas analizave të kohëve të fundit World Weather Attribution thotë se temperaturat ekstreme të botës në korrik ishin një shenjë e mundshme e përkeqësimit të ndryshimeve klimatike.

“Reduktimi i emetimeve të gazeve serrë është më urgjente se kurrë më parë. Veprimi për klimën nuk është një luks, por një domosdoshmëri”, tha Petteri Taalas, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike.