Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Raportohet për krisma armësh në mes të një veture dhe policisë së Kosovës në veri

Në veri të vendit mbrëmë ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Burime të medias pohojnë se gjate patrullimit të zakonshëm, policia ka hasur në një veturë të dyshimtë e cila nuk i është përgjigjur urdhrit të policisë për ndalesë.

Burimet pohojnë se drejtuesit e veturës, në ikje e sipër, kanë gjuajtur në drejtim të policisë.

Këtij sulmi, Policia është detyruar t’i përgjigjet.

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore nga ky sulm dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Dyshohet se në veturë ka pasur mall të kontrabanduar.