Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rasti ‘Dehari: Ministrja Haxhiu obligohet t’i kthej në punë tre zyrtarët e lartë që i bëri “kurban”

Tre zyrtarët e lartë që u shkarkuan nga Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues për rastin e Astrit Deharit pritet të rikthehen në punë. Kjo pasi që Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil ka aprovuar ankesat e tyre duke shfuqizuar vendimin e Komisionit Disiplinor të MD’së dhe SHKK’së.

Kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli si dhe dy zyrtarët e lartë të Shërbimit Korrektues, Burim Buleshkaj, ish-ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Operativë, Siguri dhe Transport të të Burgosurve dhe Destan Zogajn, zyrtar korrektues, pritet që brenda 15 dite të kthehen në pozitat e tyre.

Fillimisht, Komisioni Disiplinor i SHKK kishte larguar nga puna dy zyrtarët në shkurt të këtij viti.

Shërbimi Korrektues largon nga puna zyrtarët Burim Buleshkaj dhe Destan Zogaj, shkak rasti i Astrit Deharit

Ndërsa, Komisioni Disiplinorë i MD kishte marr vendim për shkarkimin nga pozita e kryeinspektorit, Ylber Topallin në mars të 2023’tës.

Sipas njoftimit për largimin e tyre, kishte dyshime se ndaj zyrtarëve kanë gjetur disa shkelje të renda në rastin Dehari. Nga MD-ja treguan se Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurisë nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjell në ministrinë Drejtësisë. Ndërsa, sipas SHKK-së, ndaj dy zyrtarëve është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin ‘Dehari’, në vitit 2016.