Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka kërkuar paraburgim ndaj tre të dyshuarve, Fadil Selimit, Beqir Selimit dhe Arsim Doganit, të cilët dyshohen për tri vepra penale “Fajdeja”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”.
Kjo u konfirmua për median nga Gjykata Themelore e Prizrenit përmes zëdhënësit Marcel Lekaj.
“Po, kërkesën e kemi pranuar. Është regjistruar rreth orëve të mesnatës.
Seanca ndaj tyre ka filluar nga ora 10:00 dhe besoj brenda afatit ligjor do të cakohet edhe masa nga gjyqtarja”, tha Lekaj.
