Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas raportimeve për hetimet ndaj Richard Grenellit, duke i bërë thirrje opozitës në Kosovë që të fokusohet te kritikat për arsimin, shëndetësinë, ekonominë dhe drejtësinë, në vend të akuzave politike ndaj Albin Kurtit.
“Grenelli s’është Amerika. Opozita s’është UÇK-ja. Kush s’pajtohet me opozitën, s’është njeri i Serbisë”, ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë:
Me e kritiku qeverinë për arsim, shëndetësi, ekonomi e drejtësi duhet mend e punë. Me e shpallë Albin Kurtin antiamerikan, kundër UÇK-së e njeri të Serbisë, mjafton një mikrofon. Mend s’duhen.
Mbas raportimeve se Trumpi ka urdhnu hetimin e akuzave për keqpërdorime ndaj Grenellit, shpresoj që opozita ka me u kthjellë e me i kuptu tri gjana:
Grenelli s’është Amerika.
Opozita s’është UÇK-ja.
Kush s’pajtohet me opozitën, s’është njeri i Serbisë.
Pensionojini këto akuza. Gjashtë vjet boll janë.
Merruni me arsimin, shëndetësinë, ekonominë e drejtësinë. Tregoni ku ka dështu qeveria e çka kishit ba ju ma mirë.
Me fakte. Me alternativa.
