Djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në Kosovë – është ndaluar nga Policia.
Ai u ndalua në dalje të autostradës, në fshatin Trudë.
Po ashtu i është hequr hequr bluza që përmbante mesazhe provokuese “dorëzimi nuk është opsion”.
Vuçiq është pyetur nga mediat serbe nëse vërtet e kanë ndaluar djalin e tij në Kosovë, ai ka thënë se e kanë bërë edhe në disa raste tjera.
“Kjo është puna e tyre. E ndaluan tri herë, ia kontrolluan veturën, e maltretuan. E përgëzoj Albin Kurtin për guximin e tij. Ai nuk është aq i guximshëm kur është me mua, por në rregull… Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti”, ka thënë Vuçiq.
Danilo Vuçiq ka marrë pjesë në festën e Vidovdanit, që këtë vit është mbajtur në Graçanicë.
Ai ishte i shoqëruar nga një grup serbësh dhe nga pjesëtarë të sigurimit.