Aktuale

Reshje intensive/ Përmbytet Durrësi, raportohet vështirësi në qarkullim

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në qytetin e Durrësit, ku rruga “Taulantia” është përfshirë nga grumbullimi i ujit.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, jo vetëm në këtë segment, por edhe në disa prej akseve kryesore të qytetit bregdetar.

Ndërkohë, sipas parashikimeve të motit, reshjet e shiut pritet të vijojnë në territorin e vendit edhe gjatë ditës së premte dhe të shtunën.

Të Ngjashme