Lajme

​Rikthimi i Ligjit për Specialen, ky është qëndrimi i kryeparlamentares Haxhiu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot se rikthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, në Kuvend duhet të trajtohet në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Haxhiu ka thënë se, sipas interpretimit të saj, kthimi i ligjit nga presidentja përbën veto, për të cilën Kuvendi duhet të votojë pro ose kundër, ndërsa kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për rikthimin e tij në lexim të tretë duhet të trajtohet në kuadër të procedurave parlamentare.

Rikthimi në Kuvend i Ligjit për Specialen, ky është qëndrimi i Albulena Haxhiut

“Në bazë të leximit tim, nuk ka ndonjë çështje me theks që është identifikuar. I referohet deklaratës së Kuvendit dhe kërkesës së PDK-së për kthimin e ligjit në lexim të tretë. Në anën tjetër, unë kam përmendur se, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit, kjo është veto e presidentes dhe, në këtë rast, Kuvendi duhet të votojë pro apo kundër. Roli i Kuvendit në këtë pikë është se a do të ketë plotësim të ligjit apo jo. Ne kemi pasur komunikim me PDK-në dhe i përket Komisionit për Legjislacion t’i trajtojë këto aspekte”, tha ajo.

Krahas debatit për ligjin, Haxhiu ka theksuar se duhet të vazhdojë puna për strategjinë për Apelin, duke vënë në pah rëndësinë e përgatitjes serioze dhe përqendrimit në këtë proces. 

Të Ngjashme