Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Romanca e Getinjos dhe Vivien sërish në krizë? Ja fotot që shtojnë dyshimet rreth çiftit

Dyshja Vivien Thano dhe partneri i saj, Getinjo prej një kohë të gjatë janë vënë në qendër të vëmendjes në mediat rozë për shkak të marrëdhënies së tyre e cila kohët e fundit është shoqëruar me ulje-ngritje.

Edhe këtë herë, dyshja është vënë ne vëmendjen e medias me veprimin e fundit çka ka shtuar dyshimet se Vivien dhe Getinjo po përjetojnë sërish një krizë.

Rezulton se dyshja nuk ndiqen më në ‘si dhe kanë fshirë fotot që kanë pasur në profilet e tyre, përveç njërës ku dyshja ishin të ftuar në një dasmë familjare. Lidhur me këtë veprim ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga çifti nëse marrëdhënia e tyre po shkon drejt ndarjes, pas ulje e ngritje që kanë përjetuar që pas daljes nga ‘Big Brother VIP Kosova’.