Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Rozeta Hajdari e shkarkon drejtoreshën e ARBK-së, për rastin e Klan Kosovës

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari e ka shkarkuar sot zëvendësdrejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), Pranvera Prestreshi.

Këtë e kane bërë të ditur burime të Indeksonline, brenda ministrise së Tregtisë, Industrisë dhe Ndermarësisë.

Burimi i njëjt ka thënë se vendimi nuk është bërë zyrtar ende nga ministrja, mirëpo Prestreshi nuk është në punë sot.

Vendimi për shkarkimin e saj dyshohet se është i lidhur me rastin e Klan Kosovës , ku Prestreshi dje e ka korrigjuar vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Ndryshe, dje Prestreshi ka korrigjuar Ligjin në të cilin është thirrur për marrjen e vendimit për pezullimin e certifikatës, ku në vendimin e parë është cituar ligji “Nr. 06/L-116”, ndërsa pas korrigjimit, është cituar ligji “Nr. 06/L – 016 për Shoqëritë Tregtare”.Në vendimin e djeshëm për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, MINT-i është thirrur në Ligjin “Nr. 06/L-116”, i cili është plotësim dhe ndryshim i ligjit “Nr. 05/L-090” për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe jo në ligjin për Shoqëritë Tregtare.Kujtojmë se dje, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Ky vendim është pasuar me reagime të ashpra nga të gjitha mediat në Kosovë, shoqëria civile e nga organet ndërkombëtare, duke e vlerësuar si ndërhyrje në lirinë e mediave.

IndeksOnline pas shumë përpjekjeve që të kontaktoj ministren Rozeta Hajdarin dhe Pranvera Prestreshin, një gjë e tillë ka qenë e pamundur. As ministrja e as Prestreshi nuk janë lajmëruar në telefon. Po ashtu edhe zyrtarët për media të kësaj ministrie kanë qenë të paqasshëm.


Related posts
Lajme

Kërkesa për themelim të komisionit hetimor për rezervat shtetërore, Kusari- Lila: Nuk ka kuptim

Lajme

Cramon: Nëse Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet BE-së, s’mund ta detyrojmë

Lajme

Miratohet në lexim të dytë projektligji për të drejtat e autorit

Lajme

LDK i kryen zgjedhjet në një degë në Prishtinë, ky është kryetari që u zgjodh