Lajme

Rrëfimi i veprimtarit Mehmetaj: Kur Baton Haxhiu kërkonte të më vrisnin…

Veprimtari dhe publicisti Gani Mehmetaj në një postim të tij në Facebook rrëfen momentin kur Baton Haxhiu kishte kërkuar vrasjen e tij dhe të vëllait të tij, Ali Mehmetaj.

Ai thotë se kjo kërkesë e Haxhiut ishte në kohën kur ishin vrarë disa gazetarë dhe mbi 200 veprimtarë të LDK-së.

Mehmetaj thotë se nuk do e përmende emrin e tij, sikur Haxhiu të mos bëhej edhe më agresiv sot në televizionet shqiptare.

Postimi i plotë:

Kur Baton Haxhiu kërkonte të me vrisnin…

Duhet ta hiqni qafe Gani Mehmetajn dhe vëllain e tij Ali Mehmetajn( tash i ndjerë), pati bërë ftesë publike Baton Haxhiu para 25 vitesh. Ishte koha kur të ngryste nata, por nuk të gdhinte dita. Atëbotë u vranë disa gazetarë dhe mbi 200 veprimtarë të LDK-së.  Unë shpëtova nga mercenarët  e Baton Haxhiut.

Nuk do të merresha me një njeri të ndotë që ishte informator i regjimit të Serbisë, sikur të mos e bënin  yll në Prishtinë  ( krahu  i partive ” të luftës”) dhe të popullarizuar në Tiranë nga Edi Rama dhe Shërbimi Sekret i Vuçiqit.

Nuk do ta përserisja emrin e përlyer të tij, sikur ai të mos bëhej edhe më agresiv dhe më i pafytyrë sot në  televizionet shqiptare.

Në ato televizione ai blen programe, angazhon mercenarë me para të pista, e dikton bisedën, megjithëse është gjysmë analfabet.

Të Ngjashme