Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rritet numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë juridike falas

Në Agjencinë për ndihmë juridike falas, është rritur numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë juridike falas. Në 2021 ishin 4599 qytetarë që kërkuan ndihmë, e në vitin 2022, ky numër është rritur për 30 përqind.

Megjithatë, është e rëndësishme që ndihmën juridike falas të bëhet në mënyrë përmbajtjesorë dhe jo vetëm për ta përmbushur aspektin formal juridik.

Kështu u tha në konferencën “Të bashkuar për qasje në drejtësi”, e cila u organizua në kuadër të javës për ndihmë juridike falas, ku Ministrisë së Drejtësisë iu kërkuar që të ndaj fonde më shumë për këtë çështje me qëllim që t’iu ndihmohet qytetarëve që kanë nevojë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qasja në drejtësi është një kriter i rëndësishëm dhe një shtyllë themelore në shoqërinë tonë dhe si institucion përgjegjës kanë marrë veprime konkrete në mënyrë që të jenë shembulli më i mirë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese, siç është edhe ofrimi e shërbimeve juridike fals.

Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha se kanë ende punë në rritjen e nivelit vetëdijesimit që qytetarët ta dinë se e kanë një derë të hapur për të kërkuar ndihmën juridike falas.

Zëvendëskryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Veton Shabani, tha seçdoherë kur diskutohen të drejtat e njeriut, është e rëndësishme që të jenë të mbledhura të gjitha institucionet për të diskutuar sfidat dhe rekomandimet në mënyrë që të tejkalohen ato.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi tha se konferenca për qasjen në drejtësi, ofron një platformë të rëndësishme për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në fushën e ndihmës juridike falas.