Lajme

Rrustem Mustafa ftohet përsëri nga Gjykata Speciale

 
   

Ish-Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, është ftuar edhe një herë për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Kështu kanë deklaruar burimet e gazetës “Bota sot”.

Sipas burimit të Gazetës, nëse nuk paraqitet Mustafa mund të arrestohet.

Mustafa do të intervistohet në premten nga ora 09:00 në objektin e EULEX-it në Zonën Industriale.

Herën e fundit ai është intervistuar më 13 shtator me ç’rast edhe i ishte konfiskuar telefoni.

 
 
 
 
 

Të Ngjashme