Lajme

Sa ndryshuan pasuritë e kryetarëve të partive politike brenda një viti?

Drejtuesit e partive kryesore politike në Kosovë kanë deklaruar pasuritë për vitin 2026, ashtu siç e kërkon ligji.

Krahasuar me deklarimet e vitit 2025 te disa prej tyre vërehen ndryshime më të mëdha, ndërsa te disa të tjerë vetëm ndryshime simbolike në pasuri, ku përfshihen shtëpi, banesa, troje dhe vetura.

Më poshtë gjeni krahasimet e pasurive të drejtuesve të partive kryesore politike.

Albin Kurti – Diferencat në deklarimin e pasurisë 2025 → 2026

Kryeministrit Albin Kurti i rritet paga e qiraja e banesës, bashkëshortes së tij i rritet vlera e banesës.

Krahasuar me vitin 2025 kryeministrit Albin Kurti, i është rritur vlera e banesës e deklaruar në pronësi të bashkëshortes: nga 400 mijë € → 530 mijë € (+130 mijë €).

Bashkëshortes së Kurtit i ulet borxhi i mbetur i kredisë për apartament: 170 mijë € → 160 mijë € (−10 mijë €).

Rritet paga vjetore neto e kryeministrit Albin Kurti: +1,037.64 €, dhe e bashkëshortes: +6,900 €.

Rritet qiraja mujore e deklaruar si detyrim: 250 € → 350 €.

Image
Pasuria e Kurtit

Bedri Hamza – Diferencat në deklarimin e pasurisë 2025 → 2026

Kryetarit të PDK-së i rriten kursimet në bankë në vitin 2026, derisa i ulet vlera e kredisë së mbetur.

Te Bedri Hamza nga viti 2025 nuk ka ndryshime në pasuri të paluajtshme dhe automjete sipas listës së pasurive të deklaruara.

Në vitin 2026 rriten kursimet në bankë për Bedri Hamzën me +5,996.28 €.

Image
Pasuria e Hamzës

Ulen detyrimet/kreditë e mbetura: renovim −2,201.01 €, kredi banese −1,798.96 €.

Te të ardhurat vjetore të Bedri Hamzës kanë ndryshuar nga viti 2025 pasi që i hiqet paga e kryetarit të komunës së Mitrovicës (16,853.23 €) dhe i shtohet paga e deputetit 17,129.99 € në 2026.

Image
Pasuria e Hamzës

Image
Pasuria e Hamzës

Lumir Abdixhiku – Diferencat në deklarimin e pasurisë 2025 → 2026

Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut në vitin 2026 i janë shtuar dy banesa.

Image
Pasuria e Abdixhikut

Në bazë të deklarimit të pasurisë, në vitin 2026 Abdixhikut i shtohen si pasuri dy banesa të trashëguara në pronësi të bashkëshortes në vlerë 120,000 € dhe 100,000 €.

Të parit të LDK-së në vitin 2026 nuk i figuron toka 1500 m² (90,000 €) që ishte e deklaruar si pasuri në 2025.

Image
Pasuria e Abdixhikut

Atij poashtu i janë ulur detyrimet e mbetura financiare: renovim (−6,566.12 €) dhe kredi banese (−9,186.66 €).

Ramush Haradinaj – Diferencat në deklarimin e pasurisë 2025 → 2026

Image
Pasuria e Haradinajt

Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt në përgjithësi, pronat kryesore (shtëpitë/vila/banesat) i dalin të njëjta, por te tokat ka ndryshim të madh në sipërfaqe dhe vlerë të deklaruar.

Haradinajt i janë ulur dukshëm kreditë e mbetura në krahasim me vitin paraprak.

Image
Pasuria e Haradinajt

Te të ardhurat nga qiraja të parit të AAK-së i kanë shënuar rënie, ndërsa bashkëshortja e tij ka rritje të qerasë së shtëpisë në Prishtinë.

Te paratë në llogari bankare, Haradinaj në vitin 2026 raporton shuma dukshëm më të larta krahasuar me 2025.

Image
Pasuria e Haradinajt

Image
Pasuria e Haradinajt

Të Ngjashme