Lajme

Salih Sekiraqa: 11 personat që më kanë sulmuar ndodhen në sallë

Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, palët në procedurë kanë hequr dorë nga leximi i aktakuzës së Prokurorisë Themelore.

Gjatë seancës, i akuzuari Salih Sekiraqa ka kundërshtuar aktakuzën, duke deklaruar se “11 personat që më kanë sulmuar ndodhen në sallë”.

Ndërsa shtoi se rasti i djalit të tij 12-vjeçar, për të cilin tha se i ishte rrezikuar jeta, nuk përmendet askund në aktakuzë.

Seanca po vazhdon me procedurat e parapara në këtë fazë të gjykimit.

Të Ngjashme