Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Scholz-i thotë se planifikon të flasë me Putinin së shpejti

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për ta nxitur atë që t’i tërheqë trupat nga Ukraina.

Duke folur në një tubim të Kishës Protestante Gjermane në Nuremberg, kancelari tha se ka biseduar me Putinin përmes telefonit në të kaluarën, raporton agjencia “Reuters”.

“Nuk është e arsyeshme të detyrosh Ukrainën të miratojë dhe të pranojë bastisjen që Putini ka kryer dhe që pjesë të territorit të Ukrainës të bëhen rus”, shtoi Scholz.