Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

“S’do të jem kryeministër i Serbisë”, Daçiq hedh poshtë raportimet

Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë sot se është i pasaktë lajmi se po shqyrtohet mundësia e zgjedhjes së tij si kryeministër në rast të dorëheqjes së Ana Bërnabiqit.

“Kjo nuk ka qenë fare temë dhe as nuk është përmendur në bisedën time të djeshme me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Por planet dhe qëllimet e bashkëpunimit tonë në periudhën e ardhshme”, tha Daçiq për Tanjug.

Disa media në Serbi kanë raportuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po e konsideron Daçiqin si kryeministër të ri në rast se Ana Bërnabiq largohet nga ky post.


Related posts
Lajme

Kimete Berisha: I vdekuri duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

Gashi për Radoiçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Lajme

Kimete Berisha: I vdekur duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

“Edhe e pranuat Asociacionin edhe na prishët me amerikanët” – Kërquki gozhdon Mujën e VV’së