Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, janë paraqitur lëvizjet e Muhamet Likës, pak minuta para vrasjes dhe lëvizjet e të akuzuarve.
Raporti është paraqitur nga hetuesi policor në departamentin për krime të rënda dhe krim të organizuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, më 9 janar të këtij viti kishte ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., SH.K. dhe D.G.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje, më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, e privuan nga jeta zyrtarin e Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, në Kaçanik, duke përdorur armë zjarri.
Sipas Prokurorisë, vrasja dyshohet se është kryer pas përgatitjes paraprake, ndërsa në rast pretendohet se është përfshirë edhe një person i mitur.
